RMV, rekomandohet heqja e maskave në ambient të hapur – ora policore të mbetet në fuqi

Ministria e Shëndetësisë mëngjesin e sotëm informoi se Komisioni për Sëmundjet Infektive solli vendim t’i paropozojë Shtabit Qendror për Menaxhim me Krizat (QMK) lehtësimin e mëtejshëm të masave kufizuese, pasi pandemia qetësohet dhe nga java në javë numri i rasteve aktive zvogëlohet, transmeton Portalb.mk.

Sië informuan nga kjo Ministri, Komisioni do t’i propozojë QMK-së lehtësimet vijuese:

  • Nga 1 qershori, maskat mbrojtëse të mos jenë të detyrueshme në ambient të hapur. Maskat të mbeten të detyrueshme në të gjitha hapësirat e mbyllura, transport publik dhe kudo ku distanca e rekomanduar nuk mund të mbahet.
  • Të ndërpritet ndalesa për grupim në ambient të hapur. Gjatë grupimit të më shumë personave, të mbetet rekomandimi për mbajtjen e maskës mbrojtëse.
  • Të lejohet organizimin e dasmave dhe ahengjeve në ambient të hapur me maksimum 50% të shfrytëzimit të kapacitetit të hapësirës, por jo më shumë se 100 të ftuar.
  • Numri maksimal i lejuar i mysafirëve në një tavolinë të jetë 6.
  • Ndeshjet sportive të mund luhen me prezencë të publikut në fusha të hapura, por me shfrytëzim maksimal prej 30% të kapacitetit të stadiumit.
  • T’ju lejohet objekteve hotelerike të pranojnë nga 6 mysafirë në një tavolinë, ndërsa të gjitha kufizimet e tjera për to mbeten në fuqi.
  • Ora policore të mbetet në fuqi.
  • Gjatë kësaj dhe javës së ardhshme, Komisioni për Sëmundje Infektive në bashkëpunim me organizatorët e ngjarjeve të punojnë në specifikimin e protokolleve për mbajtjen e ngjarjeve dhe koncerteve në ambient të hapur, ndërsa pas 15 qershorit, sipas protokolleve të dakorduara, do të lejohet organizimin e këtyre lloje ngjarjeve.

Nga Ministria e Shëndetësisë, thonë se megjithëse aituata është stabile, përvoja na ka treguar se lehtë mund të përkeqësohet nëse nuk respektohen masat ashtu siç parashikohen. Prandaj, u bëjnë thirrje subjekteve afariste dhe qytetarëve që t’u përmbahen plotësisht rekomandimeve kundër koronavirusit.

Vendimet përfundimtare në lidhje me propozimet e KSI-së duhet t’i marrë Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button