Site icon PORTALB

RMV, 53 raste të reja me Kovid-19 janë regjistruar në vend, dyshifror numri i vdekjeve

KOVID-19, korona, corona virusi, Urgjenca, paciente, te infektuar, Ndihma e Shpejte

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Nga gjithsej 2.691 person të testuar për Kovid-19, në 24 orët e fundit në RMV 53 prej tyre kanë rezultuar pozitiv ndërsa 13 kanë ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga virusi. Betejën me virusin sot e kanë fituar 111 pacientë, shkruan Portalb.mk.

Gjithsej janë raportuar 13 humbje jete : 5 persona nga Shkupi (51, 63, 68, 81 dhe 88), 3 humbje jete nga Strumica (62, 74 dhe 88), 2 humbje jete nga Manastiri (68 dhe 82) dhe një humbje jete prej këtyre qyteteve nga Tetova (71), Gostivari (80) dhe Struga (81).

Rastet e reja:

Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit:

Ndryshe, deri tani gjithsej 785,345 persona janë testuar për Kovid-19 në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 155,169, numri i pacientëve të shëruar është 147,301, numri i atyre që humbën jetën është 5,369 dhe numri i rasteve aktive është 2,499.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/
Exit mobile version