Site icon PORTALB

Policia e Maqedonisë së Veriut arrestoi dy shtetas nga Kosova derisa po punonin në një objekt

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona

Foto arkiv nga Portalb.mk

Dy shtetas të Kosovës që po punonin në Shkup, janë arrestuar nga Policia për shkak të dyshimit se nuk e kanë të rregulluar qëndrimin në Maqedoninë e Veriut, derisa po punonin në një objekt ndërtimi, transmeton Portalb.mk.

“Punonjësit policor nga SPB-Shkup në bashkëpunim me inspektorët nga Inspektorati i punës kanë kryer kontrolle në një objekt ndërtimi në rrugën “Llazo Tpovski” në Shkup, ku nënkontraktor ishte një kompani nga fshati I Shkupit, Sfillare e Epërme”, raportojnë nga Policia.

Raportohet që gjatë kontrollit janë privuar nga liria dy shtetas nga Kosova 20 vjeçari G.L. dhe 59 vjeçari Xh.K. për shkak se ishte konstatuar se nuk e kanë të rregulluar qëndrimin këtu. Ndaj tyre është paralajmëruar ndjekje e procedurës, pas dokumentimit të rastit.

Exit mobile version