Site icon PORTALB

RMV, 14 persona me KOVID-19 kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, 46 raste të reja

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Portalb.mk/ Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 3,073 testime për KOVID-19, prej të cilave kanë dalë 46 raste pozitive, ndërkaq 147 të tjerë janë shëruar dhe 14 kanë ndërruar jetë. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 155,117, numri i pacientëve të rikuperuar është 147,190, numri i vdekjeve është 5,356 dhe numri i rasteve aktive është 2,571, njofton Portalb.mk.

“Gjithsej janë raportuar 14 persona të vdekur: 8 persona nga Shkupi (56, 61, 69, 70, 71, 79, 79 dhe 85), nga 2 persona nga Gostivari (62 dhe 70) dhe Kërçova (59 dhe 83) dhe nga një nga Kumanova (84) dhe Tetova (60)”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/
Exit mobile version