Site icon PORTALB

Zëdhënësi i MPB-së Angellovski: Kamerat mobile parandalojnë mundësinë e shmangies së sanksionimit

Policia rrugore e Maqedonise

Policia rrugore e Maqedonise

Këtë fundjavë ka pasur 1069 sanksione për vozitje të shpejtë, ndërsa gjatë ditës së djeshme 793 gjoba shtesë, kështu që mund të flasim për mbi 1800 sanksione gjatë fundjavës së zgjatur, deklaroi në Brifingun e mëngjesit, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Toni Angelovski, transmeton Portalb.mk.

Qëllimi është vendosja e rregullit në trafik dhe ulja e numrit të viktimave në aksidente trafiku. Viti i kaluar ishte viti me numrin më të ulët të viktimave, qëllimi ynë për këtë vit është që të kemi numër edhe më të ulët të viktimave dhe më në fund të arrijmë mesataren evropiane prej më së shumti 100 viktima, shton Angellovski.

Goditës është informacioni prej 1800 sanksionesh, por edhe më goditëse është fakti se shumë prej këtyre sanksioneve janë për vozitje deri në 70 km në orë mbi shpejtësinë e lejuar, thotë Angellovski.

Nuk ka asnjë mundësi për të t’iu shmangur ndëshkimit. Në mënyrë shtesë kemi futur, fal Ambasadës Amerikane, kamera mobile, të cilat i mbajnë zyrtarët policor rrugor dhe e gjithë biseda me ju regjistrohet. Ajo bisedë shkon në bazën e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe është e dokumentuar, tha Angellovski.

Exit mobile version