Zaev beson se Pendarovski dhe Radev në Romë do të nxisin zgjidhje për veton bullgare

Shefat e shtetit të Maqedonisë dhe Bullgarisë, Stevo Pendarovski dhe Rumen Radev, më 26 dhe 27 maj së bashku do të jenë në Romë në nder të vëllezërve Shën Kirili dhe Metodi, ndërsa kryeministri Zoran Zaev beson se fryma evropiane e këtij akti do të jetë zgjidhje për mosmarrëveshjen me Bullgarinë, për shkak të cilit edhe është bllokuar procesi i fillimit të negociatave me BE-në, Zaev tha se kjo mosmarrëveshje e bllokon integrimin evropian të gjithë Ballkanit perëndimor, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

“Besoj se fryma evropiane e presidentëve Radev dhe Pendarovski do të jetë shkak për të bë një hap para drejt respektimit të marrëveshjes për miqësi dhe fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes RMV-së dhe Bullgarisë” tha Zaev sot.

Pendarovski javën e kaluar tha se vizita e përbashkët në Romë është një akt i mirë dhe simbolit nga ana e të dy vendeve, e cila mund të zbusë atmosferën para bisedimeve mes dy vendeve për bllokadën e Bullgarisë për fillim të negociatave të RMV-së me BE-në.

Ndërkaq, më 21 maj, ministri i jashtëm portugez Agusto Silva dhe eurokomisioneri për zgjerim Oliver Varhej në Shkup dhe Sofje dorëzuan propozimin e presidencës portugeze të BE-së për zgjidhje të mosmarrëveshjes mes Bullgarisë dhe RMV-së. Zaev atëherë tha se ky propozim për zgjidhjen e mosmarrëveshjes nuk ndikon në identitetit maqedonas. Sot, Zaev tha se në atë propozim janë përfshirë të dy palët dhe se diskutohet në mënyrë serioze për propozimin. 

Ndryshe, nuk mund të pritet ndryshim në pozicionin nacional të Bullgarisë në raport me Maqedoninë e Veriut. Për ne mbetet kyçe që të mbahet raportet e mira fqinjësore dhe të merren garancat e nevojshme për zbatim të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Këtë e ka theksuar shefi i diplomacisë së qeverisë së përkohshme teknike në Bullgari, Svetlan Stoev, në deklaratë pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santosh Silva dhe eurokomesarin për zgjerim, Oliver Varheji, të cilët sot në mëngjes arritën në Sofje.

Ndërkohë, ish ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva, mbrëmë ka thënë se propozimi që do të sillet sot në Sofje nga ministri i Jashtëm portugez Augusto Santos Silva dhe Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhei, ndërsa me të cilin do të debllokohej procesi qasës i Maqedonisë së Veriut, nuk e plotëson pozicionin kornizë të Bullgarisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button