Site icon PORTALB

RMV, 45.7 për qind e personave mbi 70 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës kundër Kovid-19

Vaksina, vaksinë, vaksinim në Shkup.

Vaksinimi në Shkup, foto nga Portalb.mk / Ardit Ramadani

Në punktet e vaksinimit në RMV deri dje janë vaksinuar gjithsej 220.733 qytetarë, ndërkaq vetëm dje në të gjithë vendin vaksinën kundër Kovid-19 e kanë pranuar gjithsej 4.123 persona, shkruan Portalb.mk.

Sipas informacioneve të cilat shfaqen në ueb sajtin vakcinacija.mk, me numrat e fundit të të vaksinuarve në vend 45.7 për qind e personave mbi 70 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të njërës prej vaksinave kundër virusit korona.

Ndërkaq, interes për të marrë njërën prej vaksinave të disponueshme në RMV përmes platformës vakcinacija.mk kanë shprehur 388.243 qytetarë, të njëjtit presin termin për tu vaksinuar.

Ndryshe, vaksinimi në vend deri tani është duke shkuar sipas planit nacional për imunizimin e popullatës.

Exit mobile version