Osmani: Fituam përkrahje të fortë nga Ministrat e punëve të jashtme të Sllovenisë, të Austrisë dhe të Çekisë

Ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani sot ishte nikoqir i Ministrave të punëve të jashtme të Austrisë – Aleksander Shalenberg, të Sllovenisë – Anzhe Llogar dhe të Çekisë – Jakub Kulhanek, të cilët janë në vizitë pune njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Është biseduar për skedarin evropian të vendit, proceset e reformave, marrëdhëniet e mira fqinjësore, ndërsa një nga temat qendrore ishte edhe ajo për mundësitë për përparim në integrimet evropiane në sesionet e ardhshme verore të Këshillit të BE-së. Osmani ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e zëshme dhe angazhimin e vazhdueshëm të Austrisë, të Sllovenisë dhe të Çekisë për suksesin e deritanishëm në rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa në veçanti e ka theksuar mirënjohjen ndaj Bashkimit Evropian për vaksinat e siguruara për qytetarët e gjithë Ballkanit Perëndimor.

“Mbështetja e tyre është vërtetë e fortë, konzistente dhe afatgjatë. Ne, sot nuk e harmonizojmë qëndrimin e tyre për integrimet tona evropiane – ai është i njohur shumë kohë më parë; unë sot kërkova dhe pranova mesazhe të forta pëlqimi nga kolegët, që kjo qasje e tyre energjike, kjo orvatje dhe shprehje e zëshme në suazat e Bashkimit do të vazhdojë. Në këtë kontest asimetrik me të cilin po përballemi, neve na nevojiten miqtë për të na mundësuar platformë të barabartë, të na mundësojnë hapësirë të drejtë politike që nëpërmjet dialogut të mund t’i mënjanojmë pengesat për të vazhduar integrimet tona evropiane”, theksoi Osmani.

Ministrat e punëve të jashtme janë në vizitë në vend, në cilësi të përfaqësuesve të grupit joformal të vendeve anëtare të BE-së “C5”, në të cilin krahas Austrisë, Sllovenisë dhe Çekisë, bëjnë pjesë edhe Sllovakia edhe Hungaria, përfaqësuesit e të cilave e vizituan vendin tonë.

Ministri i punëve të jashtme të Austrisë, Shalenberg deklaroi që e mbështet propozimin e Portugalisë për t’u zhbllokuar eurointegrimet e Maqedonisë.

Ai tha që vlerëson se çështjet bilaterale nuk duhet ta bllokojnë procesin e aderimit, por që “duhet të përballemi me çështjet dhe prandaj plotësisht i mbështesim përpjekjet e kryesisë portugeze, bashkë me ministrat këtu dhe në Sofje”.

“Kjo tani është kohë kyçe, moment kritik, ju lutem kuptoni që nuk dëshiroj të futem në detaje, ky është proces në rrjedhë mirëpo sinqerisht mbështes gjithçka që si propozim ka shtruar në tryezë kryesia portugeze”, tha Shalenberg.

“Do të doja të besoj që kjo verë sjell më shumë se kohë të mirë; shpresat tona janë të kemi edhe klimë më të mirë dhe më pozitive politike. Samitet verore të BE-së janë dritare të mundësive që duhet t’i shfrytëzojmë me gjithë vullnetin dhe mundin tonë politik;  vlera e investimit është e madhe, ndërsa ne jemi shumë afër për ta humbur mundësinë. Prania Juaj në vend është në kohën e duhur, saktë 30 ditë para takimeve të BE-së, ku presim që të implementohet vendimi nga muaji mars i vitit të kaluar, për fillim formal të negociatave”, theksoi Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button