Site icon PORTALB

16 persona me KOVID-19 humbën jetën, 51 raste të reja

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto: Arbnora Memeti, Portalb.mk

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 51 raste të reja me KOVID-19, 84 janë shëruar, ndërkaq 16 të tjerë kanë ndërruar jetë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur n2 155.028, të shëruarve në 146.800, të vdekurve në 5.296, ndërkaq për momentin ka 2.932 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Gjithsej janë raportuar 16 persona të vdekur: 7 persona nga Shkupi (60v, 67v, 70v, 73v, 77v, 84v dhe 84v), 2 persona nga Kumanova (54v dhe 72v) dhe Prilep (73v dhe 86v) dhe nga një person nga Manastiri (75v), Gostivari (49v), Tetova (64v), Makedonska Kamenica (71v) dhe Negotina (79v)”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/
Exit mobile version