Ekzistojnë 55 ndërmarrje në vend që i kullojnë ujërat e zeza urbane, vetëm 17 i pastrojnë (Infografik)

Në komunat e Maqedonisë së Veriut, kujdesin për mbledhjen dhe kullimin e ujërave të zeza urbane që i krijojnë amvisëritë e ndajnë 55 ndërmarrje komunale. Prej tyre vetëm 17 i pastrojnë këto ujëra të zeza, me çka nuk kryejnë ndotje të ujërave nëntokësore, lumenjve, liqeneve dhe akumulimeve nëpër vend. Kjo e dhënë shqetësuese nga Raporti Vjetor për Punë për vitin 2020 të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit tregon se komunat ku pastrohen ujërat e zeza urbane, kjo tregon që në disa komunave ku pastrohen ujërat e zeza nuk i përfshinë të gjitha vendbanimet, njofton Meta.mk, transmeton Portal.mk,

Sipas të dhënave të publikuara, në vend ekzistojnë 27 ofrues të shërbimeve të ujit në zona me mbi 10.000 banorë të cilët i mbledhin dhe kullojnë ujërat e zeza urbane, si dhe 28 ndërmarrje komunale që kryejnë shërbime të ujit në zonat me më pak se 10.000 banorë. Kjo praktikisht do të thotë se ekziston rrjet kanalizimit në vendbanime, me të cilin menaxhon ndërmarrja komunale.

Megjithatë, nga dhënësit e shërbimeve të ujit, vetëm 13 ndërmarrje me mbi 10.000 banorë i pastrojnë ujërat e zeza (Breovë, Koçan, Strugë, Kërçovë, Gjevgjeli, Strumicë, Radovish, Prilep, Manastir, Resnjë, Kumanovë, Shkup dhe Ilinden), por edhe katër ndërmarrje komunale në zonat me mbi 10.000 banorë (Makedonski Brod, Dojran, Çuçer Sandevë dhe Krivogishtan).

Edhe te 17 ofruesit e shërbimeve të ujit jo gjithmonë të gjitha amvisëritë janë të përfshira me stacione filtrimi, a shembull për atë është kryeqyteti. Kështu që NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup ka stacione filtrime për ujërat e zeza ka vetëm në Vollkovë dhe Saraj, të cilët u shërbejnë këtyre vendeve, por objekti kryesor në Trubarevë duhet që t’i përfshijë ujërat e zeza urbane prej të gjitha lagjeve të Shkupit. Shembull i ngjashëm është edhe Manastiri, ku duhet që të fillojë ndërtimi i stacionit filtrues për ujërat e zeza në qytet. Përkundër kësaj, stacioni filtrues në Strugë i përfshinë edhe ujërat e zeza urbane nga Ohri, gjegjësisht tërë rajonin e Liqenit të Ohrit.

Përndryshe, komunat më të mëdha në të cilat fare nuk ekziston pastrimi i ujërave të zeza janë Kavadari, Velesi, Shtipi, Tetova, Gostivari, Negotina, por edhe komunat të cilat gjenden në parqet nacionale me biodiversitet të lartë dhe natyrë të paprekshme, siç është komuna Mavrovë-Rostushë.

Meta.mk, disa herë shkruan për pasojat e mëdha negativa që i shkaktojnë ujërat e zeza urbane. Si rezultat i tolerimit të kësaj dukurie me dekada, në rajonin e lumit Vardar, Dreska dhe Lepenec, ka ujëra kimikisht dhe bakteriologjikisht të dëmtuar, të cilët jo vetëm që nuk mund të shfrytëzohen për not, por është e ndaluar që të shfrytëzohen edhe për ujitjen e hapësirave bujqësore, ndërkaq ndalohet që të gërryhen edhe bunarë në afërsi të lumenjve në fjalë.

Zgjidhja e vetme që të tejkalohet ky problem është që të ndërtohen stacione filtruese për ujërat na komunat e RMV-së. Edhe pse Shkupi ka premtuar se do të fillojë ndërtimin e këtij objekti kapital në fund të vitit 2021, ende nuk ka filluar me ndërtim. Tani është premtuar se do të ndërtohet në qershor të vitit 2021.

Për ndërtimin e stacionit filtrues për ujërat e zeza në Manastir dhe Tetovë deri në fund të vitit duhet që të nënshkruhet marrëveshja për kryerësin më të volitshëm, pas së cilës duhet të fillojë ndërtimi në terren. Për shkak se bëhet fjalë për qytetet më të mëdha, me lëshimin në përdorim të tre stacioneve filtruese në Shkup, Manastir dhe Tetovë, për disa vjet vendi do të arrijë që ta pastrojë mbi 50% të sasisë së ujërave të zeza. Vlera e këtyre objekteve kapitale është 193.8 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button