Zaev i bindur për gjetjen e zgjidhjes që do të jetë e pranueshme edhe nga Bullgaria, pasi zhvilloi takim me Varhejlin dhe Silvan

Pas takimeve në Sofje, ministri i punëve të jashtme të Portugalisë, Augusto Santosh Silva dhe euro komesari për zgjerim, Oliver Varhjel, kanë zhvilluar takim në Shkup me kryeministrin Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.

“Në këtë moment qartë dhe me përgjegjësi mund të themi se propozimi është një bazë e mirë për heqjen e pengesave për hapjen e negociatave me zgjidhje që nuk prek çështjet e identitetit dhe jemi të bindur se është e pranueshme edhe për pozitat e Bullgarisë”, deklaroi Zaev.

Kryeministri Zaev në takim ishte i shoqëruar edhe nga ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani dhe zv.kryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.

Dy përfaqësuesit evropian sot prezantuan zgjidhje për tejkalimin e problemeve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që do të mundësojë hapjen e bisedimeve ndërmjet RMV-së dhe BE-së përmes konferencës ndërqeveritare.

“Ministri Sillva dhe eurokomisari Varhjel sot sollën një propozim-zgjidhje, qëllimi i të cilit është tejkalimi i problemeve ndërmjet RMV-së dhe Bullgarisë”, deklaroi Zaev, duke falënderuar propozuesit.

Ndryshe, nuk mund të pritet ndryshim në pozicionin nacional të Bullgarisë në raport me Maqedoninë e Veriut. Për ne mbetet kyçe që të mbahet raportet e mira fqinjësore dhe të merren garancat e nevojshme për zbatim të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Këtë e ka theksuar shefi i diplomacisë së qeverisë së përkohshme teknike në Bullgari, Svetlan Stoev, në deklaratë pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santosh Silva dhe eurokomesarin për zgjerim, Oliver Varheji, të cilët sot në mëngjes arritën në Sofje.

Ndërkohë, ish ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva, mbrëmë ka thënë se propozimi që do të sillet sot në Sofje nga ministri i Jashtëm portugez Augusto Santos Silva dhe Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhei, ndërsa me të cilin do të debllokohej procesi qasës i Maqedonisë së Veriut, nuk e plotëson pozicionin kornizë të Bullgarisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button