Site icon PORTALB

Reagon Pandeli Majko ndaj dhunës së djeshme në Shkup

Pandeli Majko

Pandeli Majko

Ndaj incidenteve dhe dhunës së djeshme që ndodhi në orët e pasdites në Shkup, ka reaguar edhe ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko, i cili në profliin e tij në Facebook ka shkruar:

“Kafshëri nazistësh mbi fëmijët shqiptarë ka shpërthyer në Maqedoni. Në fillim me maska në ambjentet e shkollës dhe sot në Shkup nga tifozë “të mërzitur”… Kam frikë se dikush në prapaskenë po luan me zjarrin për të përdorur shpërthimin e zemërimit të shqiptarëve për “LODRAT E PUSHTETIT”… Kanë një fjalë të vjetër sa vetë shqiptarët të cilën e thonë në Shkodër: “Mos e grah grethin me krande se e ban për të zezën tande!”

“Shpresoj, të ketë një reagim të shpejtë të institucioneve të Maqedonisë dhe opozitës së “ftohur” maqedonase. Tek fëmijët nuk duron askush!”. /Portalb

Exit mobile version