Site icon PORTALB

“Zgjohu” dënon incidentet e djeshme

Lëvizja qytetare "Zgjohu!" ka reaguar ndaj dhunës së ushtruiar dje ndaj shqiptarëve

Ka reaguar sot lëvizja qytetare “ZGJOHU!” duke e “dënuar ashpër degjenerimin e protestës së  djeshme kundër emërimit të z. Talat Xhaferri për Ministër të Mbrojtjes që u shoqërua me dhunë ndaj kalimtarëve të rastësishëm dhe djegie të flamurit kombëtar bashkë me incidentet e mëhershme”.

Në vazhdim të reagimit thuhet: 

“Vet arsyeja për këto protesta është e degjeneruar sepse këto persona të instrumentalizuar akoma nuk e kanë kuptuar realitetin e pas vitit 2001 dhe vënia në krye të Mbrojtjes së një ish komandanti të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare është hap drejt pajtimit dhe ndërtimit të një shoqërie të përbashkët.

Rrahja e fëmijëve dhe kalimtarëve të rastësishëm meriton dënimin më të ashpër dhe apelojmë deri tek autoritetet e vendit që të ndërmarrin masa të mënjehërshme për zbulimin dhe dënimin e autorëve si dhe të përkujdesën që këto raste mos të përsëritën më.

Shqiptarët nuk janë palë në qerimin e hesapeve midis partive politike maqedonase andaj edhe nuk duhet të bijnë pre e provokimeve të tilla që kanë për qëllim përfshirjen dhe fajësimin e shqiptarëve për krizën politike në vend dhe dështimet e partive politike maqedonase.

Por, shqiptarët në asnjë mënyrë nuk guxojnë të janë viktima e përplasjeve ndërmaqedonase dhe kjo duhet të ndalon menjëherë. Përkundrazi, shqiptarët gjithnjë kanë qenë element konstruktiv duke kontribuar në tolerancën ndëretnike dhe ndërfetare, por incidente të tilla janë të patolerueshme.

Vet arsyeja për protesta kundër emërimit të një komandanti të UÇK në krye të Mbrojtjes së vendit është e degjeneruar dhe e motivuar politikisht për arsye se ish komandantët e UÇK po e qeverisin këtë vend tashmë 12 vite me rradhe dhe e sollën në pragun e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s”. /Portalb

Exit mobile version