Me urdhër të ministrit bullgar të Punëve të Jashtme, Svetlan Stoev, dje ishte thirr për bisedë ambasadorja kroate në Sofje, Jasna Ognjenovac. Sipas Ministrisë së Jashtme bullgare, ajo u prit nga drejtori i përgjithshëm për çështje evropiane, Rumen Aleksandrov, kurse arsyeja e bisedës ishte deklarata e Presidentit kroat, Zoran Milanoviq, pas Samitit të Sllovenisë dhe Kroacisë me Ballkanin Perëndimor, mbajtur më 17 maj 2021 në Bardo të Kranjit, në të cilën ai sulmoi ashpër politikën e Bullgarisë drejt integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
Para ambasadores Ognjanovac, drejtori i përgjithshëm e përshkroi deklaratën e Presidentit Milanoviq si të papranueshme dhe të pajustifikueshme. Ambasadorja duhet ta përcjellë pozicionin e Bullgarisë në Zagrebin zyrtar.
Presidenti kroat Milanoviq, para dy ditës tha se Maqedonia ndodhet në një pozitë të pamundur në procesin e integrimit evropian.
“Kjo që tashmë është politika zyrtare e një vendi anëtar të BE-së dhe ia bën Maqedonisë së Veriut, unë e quaj “hyrje në punët e huaja”, gjegjësisht hyrje në hapësirën intime. Të kërkohet nga një vend kandidat, i cili edhe në negociatat e anëtarësimit, që në librat e historisë të definojë gjenezën e tij kombëtare, siç kërkohet nga një vend fqinj. Ajo është hyrje në një hapësirë intime dhe një gjë e tillë nuk bëhet. Dhe, një mënyre të tillë, hapur do t’i kundërvihem”, tha Milanoviq.
- LEXO: Pendarovski në takim me presidentin slloven dhe kroat: Integrimi i RMV-së do të kontribuojë në stabilizimin dhe prosperitetin e rajonit
- LEXO: Sot mbahet samiti i procesit ‘Bërdo-Brioni, Pendarovski takime bilaterale me presidentët e rajonit
- LEXO: Rikthehet procesi “Brdo-Brioni”, Pendarovski do të udhëtojë në Slloveni