Site icon PORTALB

Dy turistë zviceranë humbin në Kodër të Diellit, por gjenden përsëri

Maja e Titos në Kodër të Diellit

Maja e Titos në Kodër të Diellit

Dy zviceranë që kanë qenë duke shëtitur në drejtim të Majes së Titos, janë paraqitur si të humbur nga personeli i hotelit në të cilin kanë qëndruar, pasi që nuk janë paraqitur në hotel deri në orën 18.

Dy zviceranët janë nisur në drejtim të Majes së Titos të enjten në mëngjes, mirëpo tërë ditën nuk janë kthyer në hotelin ku kanë qëndruar.

Për shkak të mjegullës së dendur ata janë humbur dhe kanë vendosur të lëshohën teposhtë nëpër mal.
I gjithë kërkimi të cilin e ka filluar policia është ndërprerë kur të dy alpinistët rreth orës 19 janë lajmëruar në fshatin Jellovjan se shëndosh e mirë. /Portalb

Exit mobile version