Site icon PORTALB

IShP i RMV-së: Numri i rasteve të reja me kovid është ulur me 48.3 përqind, kurse i vdekjeve me 38.1 përqind

Koronavirusi, foto: Prasesh Shiwakoti (Lomash)-Unsplash

Foto ilustrim, foto: Prasesh Shiwakoti (Lomash)-Unsplash

Në periudhën prej 10 deri më 16 maj, janë regjistruar 674 raste të reja pozitive nga 31 qytete të vendit, me rënie prej 48.3 përqind krahasuar me javën e kaluar, tregojnë të dhënat e Institutit për Shëndet Publik, përcjellë Portalb.mk.

Rritje ka edhe te numri i të testuarve – gjithsej 16.773 materiale në laboratorët që kryejnë testim molekular dhe testim antigjeni për praninë e SARS-CoV-2, me rritje prej 6.3 përqind krahasuar me javën e kaluar. Përqindja e pozitivitetit varion nga 1.8 për qind7.2 për qind, me mesatare prej 4.0 për qind.

Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (280; 41.5 përqind).

Të sëmurët janë nga të gjitha grupmoshat, kurse grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç (240, 35.6%). Numri më i madh i pacientëve janë të regjistruar te grupmoshat 50-59 (114; 16.9%), 30-39 (114; 16.9%) 40-49 (111; 16, 5%) dhe 20-29 (56; 8.3%). Numri më i ulët është regjistruar tek fëmijët e moshës 0-9 (6; 0.9%) dhe 10-19 vjeç (33; 4.9%).

Rënie është vërejtur edhe te numri i të vdekurve. Gjatë kësaj periudhe, ishin raportuar 65 vdekje nga 15 qytete, 38.1 përqind më pak se javën e kaluar.

Për sa i përket moshës, 56 persona ishin mbi 60 vjeç, shtatë persona të moshës 50 deri 59 vjeç, një person i moshës 40 deri 49 vjeç dhe një person i moshës 30 deri 39 vjeç.

Përfshirë 16 majin, janë vaksinuar 207,219 persona me të paktën një dozë të vaksinës anti-kovid, ndërsa plotësisht janë vaksinuar gjithsej 31,599 persona.

Exit mobile version