Tërmet prej 2.8 ballë në rajonin Tetovë-Gostivar

Rrjeti sizmologjik i Maqedonisë së Veriut, mëngjesin e sotëm (19.05.2021) në orën 01:20, regjistroi tërmet në rajonin Tetovë-Gostivar, me epiqendër 65 km në jugperëndim të Shkupit dhe me madhësi lokale Rihter 2.8, transmeton Portalb.mk.

“Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, mëngjesin e sotëm, 19.05.2021 në 01:20, regjistroi tërmet në zonën Tetovë-Gostivar me epiqendër 65 km në jug-perëndim të Shkupit dhe me madhësi lokale Rihter ML2.8”, thuhet në njoftimin e Rrjetit sizmologjik të MV-së.

Sipas të dhënave të deritanishme, tërmeti është ndjerë nga popullata në Mavrovë, Gostivar, Dibër dhe Kërçovë me intensitet prej III gradë sipas shkallës makrotizmike evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button