Site icon PORTALB

Presidenti Pendarovski nesër do të vaksinohet kundër KOVID-19

Stevo Pendarovski

Stevo Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nesër do të vaksinohet kundër KOVID-19 në pikën për vaksinim në sallën e Sh.M. “Pero Nakov” në Kumanovë, njofton Portalb.mk.

Nga Kabineti Presidencial, nuk njoftojnë se cilën vaksinë do ta pranojë presidenti. Pas vaksinimit, është parashikuar që Pendarovski të japë deklaratë për media.

Deri më tani janë vaksinuar edhe kryeministri, Zoran Zaev, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe përfaqësues tjerë qeveritar.

Exit mobile version