Site icon PORTALB

Ministri Spasovski u vaksinua kundër kovid-19 me vaksinën kineze ‘Sinofarm’

Ministri Oliver Spasovski gjatë vaksinimit kundër Kovid-19

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski u vaksinua kundër kovid-19 me vaksinën kineze “Sinofarm” në Pikën e vaksinimit në Kumanovë, transmeton Portalb.mk.

“Eshtë përgjegjësi civile e çdo qytetari, duke pasur parasysh atë me të cilën u përballëm me pandeminë kovid-19. Me të vërtetë, vetëm vaksinimi dhe imunizimi i popullatës mund të ndihmojë në mposhtjen e kësaj sëmundjeje”, tha Spasovski.

Ministri shprehu kënaqësi që qytetarët e Kumanovës kanë një paraqitje të mirë për vaksinimin, dhe mbi 10 përqind e popullsisë së qytetit tashmë është imunizuar, gjë që në praktikë tregon përgjegjësinë si qytet në drejtim të procesit të imunizimit.

Lidhur me vaksinat, ministri Spasovski theksoi se pa marrë parasysh se cilën vaksinë marrim, imunizimi është mënyra e vetme për të parandaluar format e rënda të kovid-19 dhe pasojat fatale.

“Të gjitha vaksinat janë të testuara, të sigurta dhe është mirë që kohëve të fundit kemi një numër përgjithësisht të madh të qytetarëve të cilët kanë shprehur dëshirën për t’u vaksinuar, andaj edhe iu bëj thirrje të gjithëve që të regjistrohen në vakcinacija.mk, ku do të marrin termin dhe ta përfundojë përgjegjësia personale dhe qytetare. Në atë mënyrë, ndihmojmë veten, por edhe familjet tona dhe komunitetin”, tha Spasovski.

Ai shtoi se vaksinimi nuk është fundi i luftës kundër kovid-19, dhe veçanërisht në periudhën pas vaksinimit, duhet të kihet kujdes dhe veçanërisht të respektohet masat mbrojtëse, siç janë mbajtja e maskës mbrojtëse, mbajtja e distancës dhe, në përgjithësi, masat e rekomanduara nga Qeveria.

Exit mobile version