Site icon PORTALB

Shkaqet më të shpeshta të shkurorëzimit

Grindje

Grindje

Largimi emocional, grindjet e vazhdueshme, hedhja e fajit, narcizmi dhe vartësia – janë armiqtë më të mëdhenj të martesës.

Në të gjitha martesat ka probleme, por me rëndësi është që të dallohen problemet e mëdha, nga ato të voglat – thotë psikoterapeutja dhe autorja e shumë librave rreth shkurorëzimeve, Mickie Waid.

Fatkeqësisht ky fenomen në ditët tona vihet re të ketë një rritje mjaft të shpejtë.
Ja katër shkaqet më të shpeshta të tyre:

1. Largimi
Nëse njëri partner ndjen se pala tjetër është e papjekur, e papërgjegjshme, apo egoiste, atëherë vjen deri te prishja e dinamikës së martesës, shkatërrohet intimiteti, kurse edhe joshja seksuale vjen duke u zbehur. Kjo shkakton largimin e njërit prej partnerëve, gjë që pasohet me grindje dhe injorim. Me rëndësi është që të gjendet zgjidhja dhe të arrihet një kompromis para se marrëdhëniet të prishen aq shumë, sa që të bëhen të papërmirësueshme.

2. Grindjet dhe hedhja e fajit
Nëse problemet martesore nuk zgjidhen me një kompromis që iu përshtatet të dy partnerëve, atëherë situata vetëm sa do të përkeqësohet edhe më shumë. Për këtë shkak, ideja e anashkalimit apo lënies pas dore të problemeve, është e keqe, thotë Waid. Njëri ndër problemet më të mëdha në martesë është kur nuk mund ta kuptojmë apo nuk mundohemi ta kuptojmë qëndrimin e palës tjetër.

3. Narcizmi
Të gjithë njerëzit, pak a shumë janë narcisë. Por, problemet paraqiten nëse njëri, apo të dy partnerët, fillojnë të mendojnë se janë më të mençur, më të aftë, apo më të mirë se pala tjetër. Kjo çon deri te keqtrajtimi fizik apo psikik.

4. Varësia
Për personin e varur, pa marrë parasysh se ai nuk dëshiron ta pranojë, varësia e tij është burimi i kënaqësisë më të madhe, prandaj atë e vë mbi partnerin dhe familjen. Pa marrë parasysh a kemi të bëjmë me varësi nga alkooli, drogat, kumari apo lojërat në kompjuter, pasojat janë të njëjta dhe shpesh çojnë deri te shkurorëzimi. Hapi i parë për zgjidhjen e këtyre problemeve, është pranimi se ato ekzistojnë.

Exit mobile version