Për dy javë nga Gjykata Kushtetuese largohen Elena Gosheva, Sali Murati dhe Nikolla Ivanovski, Kuvendi nuk ka paralajmërime për seancë për zgjedhje të gjykatësve të ri

Gjykata Kushtetuese më 1 qershor do të mbesë pa një të treten e gjykatësve. Ish kryetarëve Elena Gosheva dhe Nikolla Ivanovski u skadon mandati dhjetëvjeçar. Në datën e njëjtën datë i skadon mandati si gjykatës kushtetues i si kryetar i Gjykatës Kushtetuese edhe Sali Muratit, transmeton Portalb.mk.

Të gjithë këto vende që do të mbesin boshë, ishin propozim i Kuvendit. Tani përsëri, Kuvendi do të duhet të votojë tre gjykatës të ri kushtetues. Ka hapësirë vetëm edhe dy javë, ndërsa Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime, sipas anëtarëve prej të cilëve u informua SDK, nuk ka informata nga caktimi i seancës për këtë pikë.

Nëse Kuvendi e lë Gjykatës Kushtetuese me vetëm 6 gjykatës, nuk do të mund të punojë. Kuvendi i zgjedh gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese me shumicë të votave prej numrit të përgjithshëm të deputetëve. Mandati i gjykatësve zgjat tre vjet pa të drejtën e rizgjedhjes.

Në vendin e kryetarit Murati, duhet të zgjedhet sërish gjykatës nga radhët e bashkësive. Ai është gjykatësi i parë turk nga Maqedonia i cili u zgjodh për gjykatës në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkaq në dhjetor, i skadon afati 9 vjeçar edhe gjykatësit kushtetuese Jovan Josifovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button