Debat për realitetin post-KOVID-19 për 30 vjetorin e FSHHM-së: Si deri te shoqëria më e drejtë?

Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni (FSHHM) më 18 maj, prej orës 16:00 në platformën “ZOOM” organizon ngjarje për 30-vjetorin e themelimit të FSHH-së në Ballkan, në të cilën do të flitet konkretisht për praninë dhe aktivitetet e FSHH-së në Maqedoninë e Veriut. Ngjarja është pjesë e ngjarjeve në kuadër të shënimit të jubileut 30-vjeçar në Ballkan, njofton Portalb.mk.

Në ngjarje do të prezantohet filmi dokumentar “30 vite të përkushtuar”, nëpërmjet të cilit do të tregohet angazhimi i FSHHM-së, a më pas do të ketë debat “Realiteti post-KOVID-19: Cila është rruga deri te shoqëria më e drejtë?”. Në këtë panel do të marrin pjesë, Dona Kosturanova, menaxhere programi në Fondacionin për Demokraci Vestminster, Marija Sulejmanova, menaxhere programi në Institutin për Hulumtime dhe Analiza Politike Romalitiko, Haris Babiq, magjistër i epidemiologjisë dhe mjek-hulumtues në Institutin Karolinska në Stokholm të Suedisë, Elida Zylbeari, gazetare dhe kryeredaktore e Portalb.mk dhe Viktor Mitevski, kryetar i Shoqatës për Hulumtime dhe Analiza. Moderator i debatit do të jetë gazetari, Ognen Janeski.

Ndryshe, FSHHM është themeluar në vitin 1992, një vit pas pavarësisë së shtetit, dhe prej atëherë është e përkushtuar në promovimin e vlerave të shoqërisë së hapur.

“Gjatë tre dekadave, FSHHM, ka siguruar mbështetje të vazhdueshme për RMV-në dhe qytetarët e saj dhe në atë mënyrë ka kontribuuar për zhvillimin e shoqërisë. FSHHM, i promovon sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, luftën kundër korrupsionit, zhvillimin e shoqërisë civile, lirinë e shprehjes dhe mediave, të drejtat e njeriut, angazhimin e rinisë, integrimin e romëve, të drejtat shëndetësore dhe arsimore të të margjinalizuarve dhe me atë kontribuon që shoqëria të jetë më e drejtë për të gjithë”, thonë nga FSHHM.

 Për detaje rreth panelit të diskutimit dhe programit të FSHH-së mund të lexoni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button