Site icon PORTALB

RMV, 16 persona me KOVID-19 ndërruan jetë në 24 orët e fundit, 30 raste të reja

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto: Arbnora Memeti, Portalb.mk

Në 24 orët e fundit, nga 1,658 testime, 30 persona kanë rezultuar pozitiv në KOVID19, 359 pacientë janë shëruar, ndërkaq 16 të tjerë kanë ndërruar jetë. Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 749,727 testime, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me virusin korona në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 154,524, numri i pacientëve të shëruar është 143,427, numri i të vdekurve 5,184, ndërkaq numri i rasteve aktive është 5,913, njofton Portalb.mk.

“Gjithsej janë raportuar 16 persona të vdekur: 8 nga Shkupi (61, 62, 69, 72, 75, 80, 82 dhe 82), dy persona nga Manastiri (65, 82) dhe nga një person nga Kumanova (80), Strumica (76), Ohri (68), Gostivari (73), Resnja (69) dhe Struga (72)”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version