Site icon PORTALB

Grabitje me armë të pompës së benzinës në Shkup

Grabitje e pompës së benzinës në Çair

Grabitje

Rrëmbyes të armatosur mbrëmë kanë grabitur pompën e benzinës “Arena Petrol” në lagjen Çair të Shkupit. 

Sipas informacioneve të para, grabitja ka ndodhur rreth orës 23.40, kur grabitësit nën kërcënimin e armëve kanë ndërhyrë në pompën e benzinës dhe se kanë kërkuar paratë nga punonjësit. Ata kanë arritur që të marrin mbi 900 euro, duke ikur më pas në drejtim të panjohur. MPB ka bërë të ditur se ka ndërmarrë të gjitha masat për zbulimin e autorëve të grabitjes. 

Exit mobile version