Izraeli ka shtuar bombardimet në Gaza, deri tani nuk ka aneksim territoresh

Ushtria izraelite ka shtuar sulmet e saj në Gaza.Ushtria tha se forcat tokësore janë kyçur më sulme, por që po veprojnë nga Izraeli dhe tani për tani nuk kanë hyrë ende në Gaza. Izraeli prej dje mblodhi trupat në kufirin e Gazës dhe mobilizoi 9,000 rezervistë përpara një pushtimi të mundshëm tokësor, transmeton Portalb.mk.

“Ofensiva tokësore nuk ka filluar ende. Trupat tan po bombardojnë Gazën nga ana izraelite e kufirit”, tha një zëdhënës i ushtrisë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se fushata ushtarake do të zgjasë, duke shtuar se Hamasi duhet të pësojë humbje të mëdha para se të arrihet ndonjë armëpushim.

“Ne jemi gati t’i japim mësime të ashpra Izraelit nëse vendoset aneksim i tokave”, kërcënoi krahu ushtarak i Hamasit.

Të paktën 109 persona janë vrarë në Gaza që nga e hëna, duke përfshirë 28 fëmijë dhe shtatë izraelitë. Hamasi dhe Xhihadi islamik kanë konfirmuar gjithsej 20 viktima në radhët e tyre.

Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes Benny Ganz urdhëroi goditje masive të sigurisë për të ndaluar trazirat në rrugë në qytetet izraelite, të cilat autoritetet e shohin si kërcënim edhe më të madh për vendin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button