Site icon PORTALB

Oficeri i ARM-së që u soll nga Afrika ka variantin nigerian të koronavirusit

Foto: Profili i Radmila Shekerinskës në Facebook

Oficeri nga Maqedonia i cili u soll nga Afrika nuk është i infektuar me llojin e jug-afrikan të koronavirusit, por është detektuar varianti nigerian i virusit, transmeton Portalb.mk.

“Sipas analizave nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, te ushtari është detektuar varianti nigerian i virusit, dhe jo ai jug-afrikan. Megjithëse ka ngjashmëri midis dy llojeve, nuk bëhet fjalë për të njëjtin cariant. Lloji nigerian është gjithashtu i zakonshëm në vendet afrikane”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë për MIA-n.

Por infeksioni tek ai është në një fazë të avancuar dhe tashmë është në fazën e shërimit.ë

Nënkolonel i Armatës së RMV-së mori pjesë në Misionin evropian në Republikën e Afrikës Qendrore, ndërsa javën e kaluar doli pozitiv me kovid-19, dhe pas rekomandimeve të ekspertëve mjekësorë të misionit, ai u transferua me evakuim mjekësor në bashkëpunim me Shërbimi evropian i për marrdhënie të jashme në Shkup.

Exit mobile version