RMV, nuk dihet se kur do të arrijnë 194.000 vaksinat tjera ‘Sputnik’ nga marrëveshja e drejtpërdrejtë e qeverisë me Rusinë

Nuk dihet se kur do të mbërrijnë 194,000 dozat e mbetura të vaksinës ruse “Sputnik”, të cilat Qeveria i porositi në shkurt në negociata të drejtpërdrejta me prodhuesin rus. Sipas marrëveshjes, Maqedonia duhet të marrë 200,000 vaksina ruse, por deri më tani vetëm janë dorëzuar vetëm 6,000 doza në muajin mars. Sipas burimeve të Sdk.mk, deri më tani nuk ka njoftime nga pala ruse se kur do të mbërrijë dërgesa e re e vaksinave, transmeton Portalb.mk.

Nga Ambasada ruse në Shkup, në pyetjen e Sdk.mk pse deri tani kanë arritu vetëm 6,000 doza dhe kur do të arrijnë 194,000 të mbeturat e kontratës së nënshkruar në shkurt, u përgjigjën se vaksinat do të mbërrijnë në kohë, pa specifikuar se kur është ajo kohë.

“Pala ruse respekton në mënyrë rigoroze detyrimet e saj dhe planet për të siguruar shpërndarjen e vaksinave brenda kornizës kohore të përcaktuar në marrëveshje. Sa i përket periudhës së dorëzimit, një gjë e tillë nuk është parashikuar në kontratë dhe është formuar në varësi të aftësive të prodhimit të palës ruse. Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me udhëheqësinë e Fondit rus për investime direkte për organizimin e dërgesave të vaksinave. Shpresojmë që dërgesat e reja të Sputnik do të sigurohen në një të ardhme të afërt”, thonë nga ambasada e Rusisë.

Nga Ministria e Shëndetësisë konfirmuan gjithashtu se dërgesat varen nga dinamika e prodhimit.

“Presim që Fondi rus i investimeve direkte të dorëzojë vaksinat sa më shpejt të jetë e mundur”, thonë nga Ministria.

Dërgesa e parë prej 3,000 vaksinave në vend mbërriti më 7 mars, kurse në Aeroportin e Shkupit e priti ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe ambasadori rus Sergei Baznikin.

Në prill, përmes një donacioni nga Serbia, Maqedonia mori 40,000 doza të vaksinës “Sputnik”, me të cilat filloi vaksinimin masiv i grupeve kritike në vend në sallën “Arena A1 Boris Trajkovski”.

Aktualisht, vaksinimi në vend zhvillohet me vaksinat e “Sinofarm” dhe “Pfizer”.

Nesër duhet të mbërrijë dërgesa e dytë me 38,400 doza të vaksinës “AstraZeneka” përmes mekanizmit Kovaks, ndërsa të shtunën 100,000 vaksina të reja “Sinofarm” të cilat janë donacion nga Kina.

Gjatë muajit maj, duhet të mbërrijnë më shumë se 40,000 doza të Pfizer/Biontec. Çdo të hënë, arrijnë nga 5,000 deri në 7,000 doza përmes furnizimit direkt nga prodhuesi dhe 4,000 deri në 5,000 doza donacion nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button