Site icon PORTALB

Raportohet për vrasje në Butel

policia- mpb

MPB- Ilustrim

Rreth orës 22:00 ka ndodhur një përleshje e armatosur në afërsi të një restoranti në lagjen Butel të Shkupit. Alsat mëson jozyrtarisht se ka mbetur i vrarë një person me inicialet (K.I).

Po ashtu, jozyrtarisht mësohet se në këtë përplasje të armatosur kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë. Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe tre autoambulanca. Një numër i madh i forcave të rendit ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë rastin në fjalë.

Exit mobile version