Site icon PORTALB

UEFA nis hetimet kundër “themeluesve të pabindur” të Superligës

UEFA

UEFA ka hapur një hetim disiplinor kundër Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit në kuadër të tentativës për krijimin e Superligës së Europës, raporton SS. Institucioni më i lartë evropian i futbollit ka caktuar  disa inspektorë etikë dhe disiplinorë për kryerjen e këtij hetimi.

“Informacione të mëtejshme mbi këtë çështje do të komunikohen në kohën e duhur”, – shtoi UEFA në qëndrimin e saj, pa specifikuar se për çfarë “shkelje të mundshme të kornizës ligjore të UEFA-s” akuzohen tri klubet akuzohen. Nuk është dhënë asnjë afat kohor për hetimet, por akuzat disiplinore zakonisht ndjekin emërimin e inspektorëve për të paktën tri javë.

Exit mobile version