Site icon PORTALB

RMV, të rinjtë e moshës nga 15 deri 29 vjeç mund të aplikojnë për mbështetje financiare afër një mijë euro

Analiza ekonomike, ekonomi, para, denarë, maqedoni, varferi, page, rroge, buxhet

Foto ilustrim nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Agjencia për Rini dhe Sport në Maqedoninë e Veriut ka hapur Konkurs për të rinjtë e talentuar nga mosha 15 deri 29 vjeçar për të fituar mbështetje financiare afër një mijë euro, transmeton Portalb.mk.

Në Konkurs theksohet që të drejtë për të garuar kanë të rinjtë e ekipeve që do të marrin pjesë në gara ndërkombëtare, si dhe të rinjtë që e kanë fituar vendin e parë, të dytë ose të tretë në garat e organizuara ndërkombëtare.

“Të rinjtë që i përmbushin kushtet, do të do të shpërblehen një herë me një vlerë sa dy pagat mesatare neto në dy muajt e fundit në RMV”, shkruan në Konkurs, i cili do të jetë i hapur deri në plotësimin e numrit, ndërsa të interesuarit mund të kërkojnë sqarime në adresën gordana@ams.gov.mk.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit shkurt rroga mesatare neto ishte 27 948 denarë, ndërsa ajo bruto ishte 41 704 denarë.

Exit mobile version