“QytetiIm”, platforma që mundëson propozimet e qytetarëve të arrijnë më lehte tek autoritet lokale

Nëpërmjet platformës së re elektronike “QytetiIm”, qytetarët kanë mundësi që të japin propozime për përmirësimin e komunës apo qytetit dhe pastaj të njëjtat të njëjtat të dorëzohen tek autoritetet komunale për t’i shqyrtuar të njëjtat, njofton Portalb.mk.

“QytetiIm” është platformë e cila mundëson mbledhjen e propozimeve nga qytetarët për përmirësimin e qytetit të tyre dhe dërgimin e propozimeve të tyre deri te autoritetet lokale. Mundësi që masiviteti të jetë i dukshëm me numra në një vend. Sistem për atë se si propozimet patjetër të paraqiten para autoriteteve lokale (për fillim para Këshillit të Qytetit të Shkupit”, thuhet në njoftimin e Gorjan Jovanovskit, njëri prej krijuesve të projektit.

Qytetarët kanë mundësi që të dorëzojnë propozime në lidhje me një çështje të caktuar në komunë dhe të tjerët të votojnë për propozimin. Përpara çdo seance të Këshillit të Qytetit të Shkupit, zgjedhën 3 propozimet më të votuara. Ekipi i platformës do të punojë më tej me qytetarët që i kanë dorëzuar propozimet, ndërkaq këshilltarët e tyre i dorëzojnë në seanca që të votohen. Nëpërmjet platformës mund të ndiqet statusi i çdo propozimi, deri në cilin hap ka arritur në procesin burokratik dhe nëse përfundimisht është miratuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button