Site icon PORTALB

Një person ushtarak nga Maqedonia i dyshuar për variantin afrikan, sonte do të transferohet nga Afrika në Shkup

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska konfirmoi informacionin se sonte vonë një person ushtarak nga Maqedonia, nënkolonel i Armatës së RMV-së, i cili merr pjesë në Misionin evropian në Republikën e Afrikës Qendrore, do të sillet nga ky vend afrikan për trajtim në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për person ushtarak, i cili javën e kaluar është testuar për kovid-19, dhe pas rekomandimeve të ekspertëve mjekësorë nga misioni, ai me evakuim mjekësor në bashkëpunim me Shërbimet evropiane për marrëdhënie të jashtme do të transferohet për trajtim në Shkup.

Nënkoloneli është dyshohet për llojin e Afrikës së Jugut të koronavirusit, i cili nuk është vërejtur deri më tani në vend, por përvojat e vendeve të tjera tregojnë se ai përhapet më shpejt dhe më lehtë sesa llojet e tjera.

Exit mobile version