Site icon PORTALB

Numër i ulët i rasteve të reja me KOVID-19 në RMV, 16 persona kanë ndërruar jetë

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto: Arbnora Memeti, Portalb.mk

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se prej 1.016 testimeve, 25 persona kanë rezultuar pozitiv në KOVID19, 408 të tjerë janë shëruar, ndërkaq 16 kanë ndërruar jetë. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 154,051, numri i pacientëve të rikuperuar është 138,370, numri i të vdekurve është 5,109 dhe numri i rasteve aktive është 10,572, njofton Portalb.mk.

“Gjithsej janë raportuar 16 persona që kanë ndërruar jetë: 6 nga Shkupi (61, 65, 71, 74, 76 dhe 80 vjeç), 2 persona nga Tetova (69 dhe 82 vjeç) dhe nga 1 person nga Manastiri (85 vjeç), Ohri (79 vjeç), Kumanova (55 vjeç), Kavadari (83 vjeç), Gostivari (77 vjeç), Kërçova (72 vjeç), Radovishi (62 vjeç) dhe Dellçeva (72 vjeç)”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version