Site icon PORTALB

Iniesta: Me Milanin për jetë a vdekje!

Andres Iniesta

Andres Iniesta

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, është shprehur i zhgënjyer me humbjen ndaj Real Madridit. 

Iniesta tani thotë se përballja me Milanin do të jetë ndeshje për jetë a vdekje. 

Ai është i vetëdijshëm se ndeshja me “kuqezinjtë” do të jetë e vështirë, por ai beson se Barcelona do të kualifikohet për në çerekfinale e Ligës së Kampionëve. Sipas Iniestas, një nga arsyet e rënies së formës së skuadrës së tij, sidomos pas humbjes ndaj Real Madridit, është mungesa e trajnerit Tito Vilanova.

“Kundër Milanit do të luftojmë që nga minuta e parë si të ishte ndeshje për jetë a vdekje. Nuk kam dyshime se do të jetë i vështirë kualifikimi, por jam i bindur se ne do të kualifikohemi për në çerekfinale”, ka thënë Iniesta. 

“Do të gënjeja po të thoja që nuk ndikon. Është normale që gjërat vështirësohen nëse nuk ke trajnerin pranë, por po punohet mirë falë teknologjisë që të lejon të komunikosh edhe kur je larg”, tha ai. 

Exit mobile version