Site icon PORTALB

RMV, u publikua statistika për virusin korona për 24 orët e fundit

KOVID-19, korona, corona virusi, Urgjenca, paciente, te infektuar, Ndihma e Shpejte

Foto: Portalb.mk/

Në Maqedoninë e Veriut nga 1.993 persona të testuar për Kovid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, 135 prej tyre kanë rezultuar pozitiv. U regjistruan 14 persona që ndërruan jetë me prani të virusit kurse 298 janë regjistruar si të shëruar, shkruan Portalb.mk.

Gjithsej 14 persona të vdekur janë raportuar: 7 nga Shkupi (47, 64, 69, 71, 72, 76 dhe 79), 3 persona nga Kumanova (67, 71 dhe 85) 1 i vdekur nga Manastiri (49) , Strumica (78), Kërçova (82) dhe Kriva Pallanka (85). Të gjithë vdiqën në spital.

Rastet e reja:

Të shëruar:

Raste aktive:

Deri tani, gjithsej 740.005 teste të për virusin korona janë kryer në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID -19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 154.026, numri i pacientëve të shëruar është 137.962, numri i atyre që humbën jetën është 5.093 dhe numri i rasteve aktive është 10.971.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version