Site icon PORTALB

Tre anëtarë të një familje nga Gjilani kanë humbur jetën në Shqipëri, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi

Ilustrim

Tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani kanë vdekur në Shqipëri. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ku ka dërguar telegram ngushëllimi.

“Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në telegramin e tij.

KOHA ka mësuar jozyrtarisht se tre anëtarët e kësaj familjeje kanë vdekur për shkak të helmimit nga ushqimi, ndërsa Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje për rastin.

Exit mobile version