Site icon PORTALB

Qeveria Kurti zotohet për ndërtimin e rrugës strategjike kombëtare Prizren-Tetovë

Albin Kurti, foto: AA

Albin Kurti, foto: AA

Artan Abrashi, deputet i VV-së, thotë se për herë të parë në agjendën qeveritare zotohet ndërtimi i rrugës strategjike kombëtare Prizren – Tetovë.

Këto komente ai i bëri përmes një shkrimi në Facebook.

Kujtojmë se sot, Qeveria Kurti miratoi planin qeverisës për periudhën kohore 2021-2025.

Kryeministri Albin Kurti pas miratimit të planit qeverisës, tha se menaxhimi i pandemisë dhe sigurimi i vaksinave janë dy prioritete urgjente.

“Gjatë muajit prill kemi identifikuar gjendjen në fusha të ndryshme. Kjo na ka ndihmuar që ta përpilojmë këtë program qeveritar. Dy prioritete urgjente ka ky plan, te dyja kanë të bëjnë me pandeminë. Vaksinimi dhe menaxhimi. Sigurimi i vaksinave është prioritet”, u shpreh Kurti.

Exit mobile version