Osmani me ambasadorët e BE-së: duhet të bisedohet për krijimin e mekanizmave të përbashkëta të mbështetura nga BE

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takim pune me Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së nga grupi joformal C5 të shteteve evropiane qendrore, ku përfshihen: Georg Woutsas i Austrisë, Milan Predan i Sllovenisë, Mirosllav Toman i Çekisë, Henrik Markus i Sllovakisë dhe Laslo Duks i Hungarisë; këta Ambasadorë i përfaqësojnë vendet anëtare të BE-së nga grupi joformal C5- Shtetet e Evropës Qendrore, transmeton Portalb.mk.

Temë e diskutimi ishin aktualitetet me shenjën e BE-së, Këshillet vijuese ministrore të BE-së, për punë të jashtme dhe çështje evropiane, ku do të hapet diskutimi strategjik për perspektivën evropiane të vendit nga Ballkani Perëndimor dhe të cilat do të shërbejnë si përgatitje të takimeve në qershor. Gjithashtu do të hapet tema edhe për procesin e imunizimit, si dhe hapat të cilat do të sigurojnë mundësi për lëvizje më të lira ndërkufitare, veçanërisht gjatë periudhës së verës.

Bashkërisht u konstatua se formati rajonal i bashkëpunimit më të afërt, si mes vendeve anëtare të BE-së, ashtu edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ofrojnë mundësi të favorshme për thellimin e koordinimit, në veçanti me ballafaqimin e sfidave të përbashkëta, siç është aktualisht pandemia. Vendet e Evropës Qendrore janë direkt fqinjë me Ballkanin Perëndimor dhe janë afër të lidhura, sidomos në aspekt ekonomik. Prandaj, është e nevojshme që të bisedohet për krijimin e masave dhe mekanizmave të përbashkëta të mbështetura nga BE, të cilat do ta lehtësonin ballafaqimin me sfidat me te cilat ballafaqohemi.

Shembull i fundit i koordinimit të këtillë është mekanizmi i BE-së për prokurimin urgjent të vaksinave me ndihmën e Austrisë, përmes së cilës vendet nga rajoni nga kjo javë nisën t’i marrin 651.000 dozat e siguruara të vaksinave, prej të cilave 119.000 për vendin tonë.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button