Site icon PORTALB

Apple i dha goditjen e radhës Facebook

Photo by Solen Feyissa on Unsplash

Apple ka vendosur të shtojë hapësira të reja reklamash në App Store një javë pasi versioni i fundit i iOS kufizoi reklamimin nga kompani të tjera, raporton PCW. Hapësira e re e reklamimit mund të përdoret në fushën e kërkimit në App Store ngjitur me rezultatet e kërkimit.

Javën e kaluar iOS 14.5 aplikoi kufizime strikte të gjurmimit në iPhone. Rrjeti social Facebook ka qenë një prej zërave më të fortë kundër këtij ndryshimi duke shtuar se një gjë e tillë favorizon sistemin e reklamimit të Apple.

App Tracking Transparency kërkon që aplikacionet në iPhone të kërkojnë për leje për gjurmimin e përdoruesit me qëllime reklamimi.

Mes akuzave të shkëmbyera nga dy kompanitë, Facebook thoshte se funksionet e reja gjoja të privatësisë dëmtonin reklamuesit dhe zhvilluesit e aplikacioneve dhe i shërbenin vetëm Apple. Ndryshimet e reja nga Apple dyfishojnë hapësirën e reklamimit në dispozicion të reklamuesve që duan ta blejnë.

Exit mobile version