Site icon PORTALB

RMV, që të informohen në kohë me suksesin e fëmijëve, prindërit këtë muaj përsëri do të regjistrohen në ditarin elektronik

Shkolla fillore 'Rametulla Ameti' në Çiflik, komuna e Zhelinës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka kërkuar nga mësimdhënësit të regjistrojnë përsëri të dhënat e prindërve në ditarin elektronik, që qasja e tyre deri te informatat e nxënësve të jetë në kohë, transmeton Portalb.mk.

Mësimdhënësit deri më 10 maj duhet të freskojnë të dhënat e prindërve (emrin e mbiemrin, email adresën dhe numrin e telefonit) në ditarin elektronik.

“Çdo prind që do të futet në sistemin e adresës elektronike të tij do të marrë emrin e shfrytëzuesit dhe fjalëkalimin për kyçje në E-ditarin”, sqarojnë nga MASH-it, me qëllim informimin në kohë të prindërve për arsimimin e fëmijëve të tyre.

Ndryshe, në ditarin elektronik, si në ditarin e shtypur, mësimdhënësit shënojnë të dhënat e njëjta për mbarëvajtjen e procesit arsimor, duke përfshirë edhe suksesin e nxënësve. Fillimisht ditari elektronik ka dërguar mesazhe automatike deri te prindërit për suksesin e fëmijëve të tyre, por me kalimin e kohës kjo vegël doli jashtë përdorimit.

Exit mobile version