Akuzë kundër ish kryetarit të KSHZ-së, Oliver Derkoski: Softueri që dështoi në zgjedhje, është blerë pa i respektuar procedurat

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ka dorëzuar akuzë kundër ish kryetarit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkovski dhe tre të punësuarve në KSZH dhe drejtuesit të operatorit ekonomik, për furnizimin e softuerit për zgjedhjet, njofton Portalb.mk.

“Pas zbatimit të hetimit të gjithëpërfshirës, Prokuroria Themelore për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka dorëzuar akuzë kundër ish kryetarit të KSHZ-së, tre të punësuarve në KSHZ dhe drejtuesit të operatorit ekonomik. Të njëjtët ngarkohen për veprën penale “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar” sipas nenit 353, paragrafi 5 i Kodit Penal, të cilën e kanë kryer gjatë dy furnizimeve dhe e kanë dëmtuar Buxhetin e Maqedonisë së Veriut për 1.312.409 denarë”, thuhet në kumtesë.

Prej atje shtojnë se I.Q., A.A. dhe A.Sh. të punësuar si anëtarë të Komisionit për furnizime publike, gjatë periudhës prej shkurtit deri në shtator të vitit 2020 duke mos i kryer detyrat e tyre zyrtare gjatë zbatimit të procedurës për furnizime publike, nuk kanë konstatuar se operatori ekonomik DUNA SH.P.K. Shkup nuk i plotëson kushtet për pjesëmarrje në procedurë dhe për atë nuk kanë zbatuar procedurë të rregullt për evoluim të ofertave të dorëzuara, por ofertën e kanë vlerësuar si të pranueshme dhe kanë ndarë pikë maksimale.

“në bazë të raportit nga zbatimi i procedurës, i akuzuari i parë, O.D. si kryetar i KSZH-së ka miratuar vendim pa kryer kontroll në procedurën për evaluim të ofertuesit më të mirë. Pasi që procedura është shfuqizuar, i akuzuari i parë në kundërshtim me mendimin e Byrosë për Furnizime Publike, ka miratuar vendim për zbatimin e procedurës për negocim pa publikim të shpalljes dhe sipas udhëzimeve të tij janë zvogëluar kriteret për vlerësimin e operatorit ekonomik në pjesën e kualitetit. Ftesa për dorëzimin e ofertave për furnizim të zgjidhjeve të reja softuerike në KSHZ apo të avancuara janë dërguar deri te dy operatorë ekonomik dhe në procedurën e përsëritur si ofertuesi më i mirë është zgjedhur DUNA, me të cilin i akuzuari i parë ka nënshkruar marrëveshje për furnizim publik. Edhe pse ka qenë i obliguar që para ta nënshkruajë marrëveshjen dhe para se ta zbatojë softuerin të sigurohet testim, për shkak të konstatimit nëse i njëjti i plotëson kushtet e kërkuara, ai nuk e ka bërë atë dhe ka lejuar që i njëjti të lëshohet në përdorim pa u testuar”, thonë nga Prokuroria.

Akuza vjen për shkak se më 15 korrik, ditën e zgjedhjeve ueb-faqja e KSHZ-së që duhej t’i shfaqte rezultatet  e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk funksiononte. Problemi i këtillë ka ndodhur për herë të parë që nga viti 2006, që kur KSHZ-ja u digjitalizua.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button