Site icon PORTALB

“Uji i Kuq”, fshati piktoresk në krahinën e Karshiakës

Pamje nga fshati “Uji i Kuq”

Pamje nga fshati “Uji i Kuq”

“Uji i Kuq” është fshat malor i cili gjendet në rrethinë të Shkupit dhe bën pjesë në territorin e komunës së Studeniçanit. Është një fshat i vogël, me shtëpi të vjetra tradicionale, natyrë me pamje piktoreske, shumë hapësira për piknik, burime të shumta të ujit dhe shumë e shumë pasuri tjera natyrore.

Me një lartësi mbidetare prej rreth 650m ky fshat posedon ajër të freskët dhe të pastër, ku qëndrimi disa ditor në këtë vend bën mrekullira për shëndetin e njeriut. Distanca nga qendra e qytetit të Shkupit e deri në fshat është vetëm 24 km ku udhëtimi me veturë nuk merr më shumë se 35-40 minuta kohë, gjithashtu vlen të ceket se rruga deri në fshat është e asfaltuar dhe mund të arrini edhe me vetura të tipit të rëndomtë. Numri i banorëve me banim të përhershëm në këtë fshat është mjaft i vogël por ajo që jep shpresë për të ardhmen është

Një atraksion tjetër turistik që e karakterizon këtë fshat është burimi i ujit të kuq i cili gjendet 1 kilometër larg fshatit. Te ky burim buron ujë me ngjyrë të kuqe dhe nga këtu e ka marrë edhe vet emrin fshati. Ky ujë ka shije të njelmët dhe sipas gojëdhënave të gjeneratave më të vjetra thuhet se ky ujë në të kaluarën ka shërbyer si ilaç për kurimin e disa llojeve të sëmundjeve që kanë të bëjnë me lëkurën. Ky burim është i ndërtuar me rrethoja dhe vend për pushim prandaj një vizitë në këtë vend paraqet kënaqësi të vërtetë. Një vend tjetër shumë i qëlluar për piknik është edhe vendi i quajtur “Kodra e Hoxhës” që gjendet 1.4 kilometra larg fshatit, afër rrugës kryesore në anën e majtë.

Pamje nga vendi i quajtur “Kodra e Hoxhës”

Fshati “Uji i Kuq” gjatë sezonit të verës ka vizitueshmëri të lartë kryesisht nga njerëz që e njohin këtë vend dhe vijnë për piknik ose shëtitje një ditore nëpër natyrën e saj të bukur. Ka raste kur në fshat apo në afërsi të fshatit shohim turistë polak, gjerman dhe nga vende të tjera evropiane, entuziast për natyrën, aventurierë të rëndomtë, grupe bjeshkatarësh nga vendi jonë por edhe nga rajoni, kamp makina, grupe biçikletistësh, motoçikleta dhe sportistë të ndryshëm.

Ndonëse në fshat nuk është bërë thuajse asnjë investim afarist apo turistik e vetmja gjë që i tërheq vizitorët deri më tani është natyra e virgjër dhe e paprekur nga dora e njeriut. Fshati ka gjithsej tre kroje me ujë nga burime natyrale nga ku mund të mbushni apo pini ujë të freskët gjatë gjithë kohës.

Pamje nga burimi “Uji i Kuq”, e fotografuar gjatë dimrit

Pra, një ditë shëtitje në dhe rreth fshatit “Uji i Kuq” përveç se përbën kënaqësi të veçantë, sjell dobi për shëndetin dhe ju jep mundësi arratisje nga zhurmat dhe stresi që krijon jeta dinamike në qytet.

Autor: Suat Aliu

Exit mobile version