Site icon PORTALB

Në qendrat Kovid në Shkup janë hospitalizuar 28 pacientë gjatë 24 orëve të fundit

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto: Arbnora Memeti, Portalb.mk

Në 24 orët e fundit në Kovid-Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 28 pacientë të rinj për shkak të ndërlikimeve të korona virusit. Gjithsej 465 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për Covid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.mk.

“6 pacientë u pranuan në klinikat interne të Shkupit, 13 në qendrën për kovid 8 Shtatori, 6 në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, dhe 2 të tjerë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve”- njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkaq, 25 pacientë të tjerë të shëruar u liruan në shtëpi.

Në spitalin 8 Shtatori ka gjithsej 123 pacientë, ndërsa 128 pacientë qëndrojnë në Klinikën për Sëmundje Infektive, 14 pacientë ndodhen në Institutin për Sëmundjet e Mushkërive te Fëmijët në Kozle, në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve 3 pacientë, dy nëna dhe një fëmijë, në Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri 3 dhe 18 në Institutin për mjekësi fizikale dhe rehabilitim.

Gjithsej 465 pacientë të konfirmuar me KOVID-19 po shërohen në kovid qendrat. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje oksigjeni.

Numri i pranimeve në ditët e kaluara ishte i qëndrueshëm dhe kishte 291 shtretër të lirë deri në orën 8 të mëngjesit të sotëm dhe pritet që gjatë ditës pas ekzaminimeve të pacientëve të shëruar do të lirohen ende.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version