Site icon PORTALB

RMV, Bekteshi: Ligji i ri për tregti parasheh njëqind për qind mëditje më të madhe për të punësuarit e angazhuar gjatë të dielave

Kreshnik Bekteshi, foto nga Qeveria e Maqedonisë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në postimin e tij në Fejsbuk ka shkruar se me ligjin e ri për tregti parashihet 100 për qind mëditje më e madhe për të punësuarit që janë angazhuar të dielave, njofton Portalb.

“Një qind për qind mëditje më të madhe për të punësuarit nëse janë angazhuar të dielave me ligjin e ri për tregti”, ka shkruar Bekteshi.

Ligji për tregti është vendosur nga RVEK me qëllim të ketë debat publik, ndërsa ndryshimet në ligjin janë konform paralajmërimeve për të dielën, ditë jo pune.

Exit mobile version