Site icon PORTALB

RMV, 553 gjoba për mosmbajtje të maskës, 70 për shkelje të orës policore

Virusi korona, Shkup, qytetare

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se ndalesën e lëvizjes – orën policore e kanë shkelur 70 persona, njofton Portalb.

“Nga ora 21:00 (30.04.2021) deri në ora 05:00 (01.05.2021) është konstatuar se 70 persona nuk e kanë respektuar ndalesën e lëvizjes”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sot ora policore nuk do të vlejë, për shkak të festës së Pashkëve.

Gjatë ditës së djeshme në territorin e Maqedonisë së Veriut, për masën e mbajtjes së pajisjes mbrojtëse në fytyrë, janë regjistruar 553 shkelje.

Ministria e Punëve të Brendshme ka apeluar deri te qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuar deri te Qeveria dhe të gjithë bashkërisht të kontribuojnë në parandalimin e shpërndarjes së Covid-19.

Exit mobile version