Kryeministri Zaev apeloi që të respektohen masat dhe të shmangen grupimet gjatë festave

Kryeministri Zoran Zaev sot bëri thirrje që në të gjitha festat e ardhshme të respektohen masat, t’iu shmangemi grupimeve, të mbajmë distancë, të qëndrojmë në ambient të hapur. Këtë ai e pret edhe nga liderët fetar, nga krerët e KOM, BFI, por edhe nga krerët e komuniteteve më të vogla fetare, të apelojnë dhe të marrin pjesë në organizimin siç është biseduar në takime, që të mund të festojmë festat, por edhe të mbrojmë shëndetin dhe jetën tonë dhe të të gjithëve rreth nesh, transmeton Portalb.mk.

Zaev tha se personalisht gjatë festës së Pashkëve do të jetë në Strumicë, ndërsa me rastin e 1 majit është pjesëmarrës në aksion për dhurimin e gjakut, që duhet të mbahet gjatë kohës së festave, së bashku me Transfuziologjinë në Strumicë.

“Kur të festojmë festat, kur të shohim se ka grupime, nuk është distanca e mjaftueshme, menjëherë të tërhiqemi. Mund qiri për Pashkët të ndezim para ndërtesës sonë, shtëpisë, jashtë në ambient të hapur në mbrëmjen në mesnatë kur ta presim festën e madhe të krishterë Pashkët, por edhe të gjitha festat e tjera, mundemi me respektimin e masave në mënyrë të përgjegjshme ta mbrojmë shëndetin tonë dhe të gjithë qytetarëve”, tha Zaev.

Ai shtoi se numrat në lidhje me Covid – 19 po bien dhe vlerësoi se masat e sjellura në kohë në fillim të prillit kanë dhënë rezultate. Ato masa, tha ai, u vendosën që të ndërmerren hapa të këtilla në kohë, me qëllim që populli që është kryesisht me përcaktim fetar, t’i festoj edhe festat fetare, por edhe ditën e punës 1 majin.

“Besoj se qytetarët janë të vetëdijshëm për gjendjen, kemi humbur njerëz të afërt rreth nesh, anëtarë të familjes sonë, miq dhe të gjithë e kemi kuptuar sa është në të vërtetë depërtuese kjo krizë dhe madje e merr edhe jetën e njerëzve, do të na lë në pozicion përgjegjës”, tha Zaev.

LEXO: Filipçe bëri thirrje për respektimin e masave gjatë festave fetare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button