Xhaferi: Partitë opozitare kanë bllokuar 28 ligje në Kuvend

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot deklaroi se në Kuvend janë bllokuar 28 ligje edhe përkrah marrëveshjes mes liderëve të dy partive më të mëdha parlamentare Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski dhe bisedimeve mes Zaevit dhe liderëve të ASH dhe Alternativës, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, transmeton Portalb.mk.

“Sa i përket bllokadës, mendoj se liderët janë marrë vesh që të zhbllokojnë punën e Kuvendit dhe unë nuk kam arsye të mendoj rreth asaj. Nëse janë dakorduar, kanë koordinatorë këtu le të ulen le të tregojnë se çka kanë dakorduar dhe në cilën procedurë të zhbllokohet ajo që është bllokuar”, tha Xhaferi.

Sipas analizës së Xhaferit, VMRO – DPMNE ka bllokuar gjashtë ligje, ASH dhe Alternativa 21, “E Majta” një.

Ai tha se do të caktojë disa seanca për më 5 maj ku diskutimi ka përfunduar dhe ka mbetur vetëm votimi, një pjesë janë ligje në lexim të parë, një pjesë në lexim të dytë. Seanca e ardhshme e rregullt e Kuvendit do të caktohet më 18 maj.

Xhaferi prezantoi të dhëna nga analiza për pjesëmarrjes e deputetëve në seanca nga janari në kontekst të vërejtjeve që Kuvendi i merr për mungesën e kuorumit dhe mospasjen e mundësisë për punë të Kuvendit. Ai theksoi se, në asnjërën prej atyre seancave nuk ka pasur nën 61 deputetë, ndërsa në sallë nuk ka pasur numër të mjaftueshëm të deputetëve sepse deputetët e VMRO DPMNE e kanë lëshuar sallën dhe kanë kushtëzuar.

Xhaferi nuk e konteston të drejtën e tyre të veprojnë si opozitë dhe në bazë të asaj ai nuk e konteston vendimin e tyre politik në korniza të sjelljes demokratike. Megjithatë, ai theksoi nenin 29 të Rregullores së punës së Kuvendit, ku thuhet se deputeti ka të drejtë dhe obligim të merr pjesë në seanca. Sipas tij, deputetët e opozitës e keqpërdorin gjendjen me pandeminë dhe deputetët e infektuar dhe i lëshojnë seancat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button