Site icon PORTALB

Bytyqi dhe Petrov: Konkurs publik “Startup 3” – dy milion euro grante të pakthyeshme për mbështetje të projekteve të kompanive start-up dhe spin-off

Fatmir Bytyqi dhe drejtori i Fondit për Inovacion Kosta Petrov

Zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim të resoreve ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik Kosta Petrov, sot promovuan konkursin publik “Startup 3” për kompani start-up dhe spin-off, transmeton Portalb.mk.

Zëvendës kryeministri Bytyqi njoftoi se me këtë konkurs do të sigurohen 2 milion euro mbështetje financiare për start-up  sistemin në Maqedoninë e Veriut.

Qëllimi i këtyre thirrjeve është transformimi i start-up ekosistemit dhe formimi i një sistemi të fuqishëm dhe konkurues, që do të ketë një ndikim të madh pozitiv në ekonominë e brendshme dhe do të kontribuojë në ndërkombëtarizimin e saj,” tha Bytyqi.

Zëvendëskryeministri iu referua potencialit që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njeh në start-up bizneset dhe me të gjithë mbështetjen që u është dhënë atyre deri më tani.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sheh potencial vërtet të madh në idetë e të rinjëve dhe personave inovativë, ndërsa dëshmi për atë janë edhe 305 start-up ndërmarrje të mbështetura me investim prej mbi 17 milion euro. Si kryetar i Këshillit të sapo formuar start-up, me krenari marr pjesë në të gjitha projektet që po zhvillojmë, me qëllim që të lehtësojmë kushtet për krijimin e biznesit tonë në vendin tonë. Qëllimi i ekzistencës së Këshillit është pikërisht që t’i shqyrtojë të gjitha sfidat potenciale që mund të kapërcehen dhe modifikohen, dhe të krijohen kushtet dhe rrethanat më të favorshme për investime në vendin tonë”, tha zëvendës Kryeministri.

Një nga sfidat kryesore të punës së Këshillit start-up është zhvillimi i rregullativave më të mira, përmes krijimit dhe azhurnimit të rregulloreve ekzistuese dhe krijimin e platformave që do të ulin kostot për kompanitë start-up dhe do t’i lehtësojnë procedurat administrative.

“Kështu, Ligji për aktivitetin e inovacionit, i cili është krijuar në përputhje me trendet e reja, dhe i cili për herë të parë do të përfshijë “biznes engjëjt”, në kuadër të dispozitave të tij, ndërsa në atë mënyrë do të sigurojë qasje më të mirë në financa dhe angazhim më të mirë të korporatave dhe fondeve të tyre të investimeve në start-up ekosistemin e Maqedonisë. Në të njëjtën kohë, ne jemi të përkushtuar në tërheqjen e nomadëve digjitalë dhe qëllimi ynë është të krijojmë ndryshime ligjore të adaptuara dhe kushte të favorshme për të huajt për të qëndruar dhe punuar në vendin tonë. Kjo do të ishte në dobi të madhe për ekonominë e vendit, pasi të ardhurat e fituara nga të huajt do të shpenzohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke kontribuar në rritjen e ekonomisë së vendit. Gjithashtu dua të theksoj se vetëm një javë më parë, Qeveria solli vendim për formimin e një grupi punues për përgatitjen e një Strategji nacionale për inteligjencën artificiale, të cilën e shohim si pjesë të planit të zhvillimit ekonomik të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, përfundoi Bytyqi .

Drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Kosta Petrov pati një prezantim të hollësishëm të konkursin publik, duke theksuar se kjo është thirrja e tretë me radhë publike e këtij lloji, në të cilën janë futur risi të rëndësishme, që përmirësojnë në mënyrë domethënëse kushtet e aplikimit dhe lehtësojnë qasjen në financat për ndërmarrjet fillestare dhe spin-off.

“Qëllimi i të gjitha këtyre ndryshimeve është ta lehtësojmë rrugën e kompanive që kanë potencial të realizojnë ide inovative biznesi. Mbështetja përmes kësaj thirrje është e destinuar në projekte që kanë të paktën “koncept të konfirmuar” dhe ambicie të qartë për komercializim, si dhe projekte që janë në fazën e një koncepti të konfirmuar në fazën para komerciale (para-tregut)”, tha drejtori i FIZhT.

Petrov theksoi se për herë të parë, në këtë thirrje mund rë aolikojë edhe një ekip i përbërë nga maksimum 5 anëtarë – persona fizikë. Në këtë rast, Aplikanti është i detyruar që brenda 30 ditëve kalendarike pas marrjes së Njoftimit të përzgjedhjes së propozimit të projektit, të themelojë shoqëri tregtare në të cilën si themelues do të paraqiten të paktën 51% e anëtarëve të ekipit. Rregullorja me të gjitha informacionet është botuar tashmë në ueb-faqen e Fondit.

“Sa i përket aktiviteteve që do të aprovohen për financim, disa nga ato që ne mbështesim janë për hulumtim dhe zhvillimi, zhvillimi i linjave pilot, produkti ose shërbimi, aktivitetet e testimit dhe vlerësimit, aktivitetet e testimit të tregut dhe të tjerët. Për sa i përket kostove të pranueshme, në interes të kohës do të veçoj vetëm disa prej tyre, të cilat janë paga bruto për personat që janë ose do të punësohen nga përdoruesi, blerja dhe / ose marrja me qira e pajisjeve dhe materialeve të konsumit për kërkim dhe zhvillim , si dhe shërbime kërkimore dhe zhvillimore të nënkontraktuara”, tha drejtori Petrov.

Drejtori i FIZhT-së theksoi se për herë të parë në thirrjen publike “Start-up”, fondet e marra do të jenë të pakthyeshme, që është një tjetër nxitje dhe lehtësim serioz për start-upistët e Maqedonisë që të fitojnë shans për realizim të projekteve të tyre.

“Fondi do të sigurojë deri në 40,000 euro (deri në 90%) të buxhetit të përgjithshëm të një projekti të shoqërisë tregtare deri në 3 vjet ekzistencë, gjegjësisht deri në 60.000 euro (85%) të buxhetit të përgjithshëm të një projekti të kompanisë me mbi 3 vjet dhe më pak se 6 vjet ekzistencë. Shuma e mbetur prej 10%, gjegjësisht 15% e buxhetit të përgjithshëm për projektin sigurohet nga Aplikuesi “, shtoi drejtori.

Përveç mbështetjes financiare, të gjitha start-up kompanive kreative dhe inovative që do të aplikojnë në këtë thirrje publike, Fondi ofron mbështetje shtesë përmes partnerëve të tyre. Me bashkëpunimin me NLB Bank dhe Silk Road Bank, kompanive iu mbeten në dispozicion më shumë produkte kreditore dhe shërbime me norma interesi preferenciale më të ulëta sesa ato të rregullta.

“Vendi ynë ka arsye të jetë krenar për faktin se Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik një javë më parë u bë partneri i parë strategjik për Amazon Web Servicesn për Maqedoninë e Veriut, me çka, përdoruesve të FIZhT u siguron, veçanërisht start-upëve në vend , kredi në shumën deri në 10.000, 25.000 deri në 100.000 USD “, tha drejtori i Fondit, i cili shtoi se praktika e sigurimit të mbështetjes mentoruese për të gjitha start-up dhe spin-off kompanitë do të vazhdojë, në fazën e përgatitjes, zhvillimit dhe realizimit të ideve.

Drejtori i FIZhT theksoi se tashmë prej nesër do të fillojnë info sesionet në kuadër tëfushatës #45DitëStartupo, gjatë së cilës në 45 ditët e ardhshme të gjithë të interesuarit do të kenë mundësinë të dëgjojnë këshillat e disa prej sipërmarrësve dhe ekspertëve më të suksesshëm në vend.

Exit mobile version