Universitet “Shën Kirili dhe Metodij” shënoi rënie prej 27 vendeve në listën e universiteteve më të mira në borë

Universiteti “Shën Kirili dhe Metodij” është gjetur në vendin e 1,944 në listën e 2000 universiteteve më të mira në botë në vitin akademik 2021/2022, të cilën e ka nxjerrë Qendra për Rangimin e Universiteteve Botërore, transmeton Portalb.mk.

Edhe këtë vit, USHKM është universiteti i vetëm i vendit në këtë listë, me gjithsej 65,9 pikë nga 100 të mundshmet. Megjithatë, universiteti më i madh në vend shënon rënie prej 27 vendeve në raport me vitin e kaluar (1917) dhe nga 128 vendet në raport me rangimin e vitit akademik 2019/2020 (1814).

Këtë vit në bazë të performansave janë ranguar gjithsej 19,788 institucione të arsimit të lartë në gjithë botën, prej të cilëve u veçuan 2000 më të mirët.

Nga shtetet fqinje, Serbia ka 4 përfaqësues në listë, mes të cilëve më lartë është ranguar Universiteti i Beogradit në vendin e 348. Nga Bullgaria në rang listë janë dy universitete, ndërsa nga Greqia 12.

Edhe gjatë këtij viti, në tre vendet e para u radhitën Harvardi, MIT dhe Stanford nga ShBA.

Qendra për rangimin e universiteteve botërore e publikon rangimin e vetëm akademik të universiteteve në nivel global, me çka i vlerëson cilësitë e arsimit, punësimin në alumni, cilësinë e fakulteteve dhe rezultatet hulumtuese sipas numrit të përgjithshëm të punimeve hulumtuese, pa u mbështetur në anketa apo të dhëna të dorëzuara nga universitetet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button