Site icon PORTALB

Përleshje në qendrën e numërimit në Tiranë, Oriola Pampuri tregoi çfarë ndodhi (VIDEO)

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Oriela Pampuri ka folur për mediat në lidhje me përplasjen fizike të ndodhur  pak minuta më parë në shkollën “1 Maji” në kryeqytet, raporton EN.

Ajo theksoi se disa persona të paidentifikuar kanë hyrë ne ambientet e qendrës së numërimit dhe më pas kanë dhunuar vëzhguesin e Partisë Demokratike dhe një të afërm të tij.

“Kanë goditur vëzhguesin e Partisë demokratike dhe të afërmin e tij duke krijuar një atmosferë dhune. Kur pyetëm se kush ishin këta përsosna,  përfaqësuesit e PS dhe KQZ thanë se nuk i njihnin dhe aktualisht ata janë persona të paidentifikuar”, tha ajo.

Exit mobile version